Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar! Detajet nga ngjarja tragjike

5
vdiq-ne-rezervuarin-e-ujerave-te-zeza,-si-u-zbulua-trupi-i-pajete-i-55-vjecarit-shqiptar!-detajet-nga-ngjarja-tragjike
Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar! Detajet nga ngjarja tragjike

Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion.

Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.

Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.

Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari. Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.

Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

after content