
Aktori i njohur Vedat Bajrami është mjaft i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij familjare, dhe postimet me bashkëshorten janë të rralla, për shkak të dëshirës për të ruajtur privatësinë.
Megjithatë, këtë herë ai ka vendosur të ndajë disa momente të veçanta krah bashkëshortes së tij, shkruan Kosovarja.
Çifti ishte i ftuar në dasmën e vëllait të futbollistit Edon Zhegrova, dhe nga atje Bajrami ka ndarë disa pamje ku shihet duke i dhuruar puthje bashkëshortes, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
Ky gjest i ndjerë i Bajramit është pritur me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar dashurinë dhe lidhjen e fortë mes çiftit.