Veliaj në burg/ A do të ketë zgjedhje të parakohshme në bashkinë Tiranë? Rama: Këtë do ta shohim në…

1
veliaj-ne-burg/-a-do-te-kete-zgjedhje-te-parakohshme-ne-bashkine-tirane?-rama:-kete-do-ta-shohim-ne…
Veliaj në burg/ A do të ketë zgjedhje të parakohshme në bashkinë Tiranë? Rama: Këtë do ta shohim në…

Kryeministri Edi Rama është pyetur sonte për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës, për shkak se kryebashkiaku Erion Veliaj është i burgosur. Rama tha se ende nuk e ka një ide se çfarë do të ndodhë, ndërsa shtoi se ka kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar çështja.

Pjesë nga intervista:

Pyetje A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i bashkisë së Tiranë?

Rama: Nuk e di këtë do ta shohim në vijim, nuk e di.

Pyetje: Pra do të jetë zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa Gjykata të marri një vendim të formës së prerë?

Rama: Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë.