
Vesa Vllasaliu vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Mirlind Daku.
Sa vjen e më shumë, Vesa po shfaqet e hapur ndaj ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta personale.
Kjo-qasje e saj plotëson imazhin e një artisteje moderne, e cila nuk e ndan dot jetën profesionale nga ajo private.
Ajo ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me ndjekësit e saj, duke u treguar se jeta e saj është përplot me ngjyra, emocione dhe dashuri.
Së fundmi, ajo ka publikur një video në veturë, ku duket më e lumtur se kurrë, teksa është shprehur se ‘Veç e tina dhe aj veç i jemi’, një shprehje që tregon qartë lidhjen e fortë dhe emocionet që po përjeton.
Ky moment është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga fansat e saj, të cilët e duan dhe mbështesin çdo hap që ajo bën.