Vetëm një nga e djathta kundër Veliajt, ja emrat e këshilltarëve që ia mbajtën karrigen

3

Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak. Krahas opozitës, votën pro shkarkimit e dhanë edhe shumica e këshilltarëve socialistë.

Megjithëse thuajse të gjithë këshilltarët e PS kanë ardhur aty falë Erion Veliajt, shumica prej tyre votuan për ta shkarkuar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Këshilltarët Aldo Merkoci e Alfred Muharremi nuk morën pjesë në votim edhe pse ishin në sallë, ndërsa aktori i humorit Gaz Paja dhe Joleza Koka nuk shkuan fare në sallë.

Votën kundër shkarkimit. Të gjithë të tjerët nga PS u vunë në rresht duke iu bindur urdhrit politik të Ramës. Kundër shkarkimit të Veliajt votoi edhe këshilltari Fabian Topollaj që vjen nga një parti e vogël nga e djathta.