VIDEO/ Makina u përplas me shkallët e një banese, pamjet e aksidentit dhe fotot e dy të rinjve që humbën jetën

2
video/-makina-u-perplas-me-shkallet-e-nje-banese,-pamjet-e-aksidentit-dhe-fotot-e-dy-te-rinjve-qe-humben-jeten
VIDEO/ Makina u përplas me shkallët e një banese, pamjet e aksidentit dhe fotot e dy të rinjve që humbën jetën

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë në Peqin që i mori jetën dy të rinjve. Siç shihet në këtë video, makina me te cilin po udhëtonin dy të rinjtë është përplasur me shkallet e nje banese.

Përplasja e fortë ka rezultuar fatale, duke i lënë të dy të rinjtë të vdekur.

Viktimat janë drejtuesi i mjetit Gabriel Lluca, 24 vjeç, banues në Peqin si dhe Denis Korbi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilat deri tani mbeten të paqarta.Njoftimi i policise

Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.