VIDEO TRONDITËSE/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, nëna kërkon dëshpërimisht të birin e vdekur në dyert e spitalit: Më lini të shoh djalin për herë të fundit!

25
video-tronditese/-vrasja-e-14-vjecarit-ne-maliq,-nena-kerkon-deshperimisht-te-birin-e-vdekur-ne-dyert-e-spitalit:-me-lini-te-shoh-djalin-per-here-te-fundit!
VIDEO TRONDITËSE/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, nëna kërkon dëshpërimisht të birin e vdekur në dyert e spitalit: Më lini të shoh djalin për herë të fundit!

Pamje tronditëse mbërrijnë nga spitali rajonal i Korçës ku nëna e 14-vjeçarit Erald Xhenjo, viktima e sherrit banal të ndodhur pasditen e sotme në Maliq, kërkon dëshpërimisht të shohë djalin e saj.

Në videon e transmetuar nga Euroneës Albania, dëgjohet kur nëna e viktimës, e cila ka shpërthyer në lot pas lajmit tronditës, kërkon që të shohë djalin e saj.

“Më lini të shoh djalin për herë të fundit”, dëgjohet në video, ndërsa hyrja e saj brenda ambienteve të spitalit është rreptësisht e ndaluar. Në dyert e qendrës spitalore janë të vendosur forca policie, ndërsa për mjekim është dërguar dhe autori Enedio Guri, i cili gjithashtu ka marrë plagë nga konflikti.

Dy 14-vjeçarët mësohet të jenë nxënës të së njëjtës shkollë në zonën e Pirgut në Maliq, ndërsa të paqarta mbeten arsyet e konfliktit midis tyre. Sipas burimeve për media, është mësuar se dy adoleshentët fillimisht janë konfliktuar ditën e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa sot janë takuar në ambientet e një lokali për tu sqaruar.

Konfrontimi fizik mes dy 14-vjeçarëve ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në zonë, sherr që ka degraduar në përdorimin e thikave duke çuar në vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e tjetrit.

after content