Vijon zjarri në Akërni të Vlorës! Zjarrfikësve u bashkohen dhe Forcat e Armatosura, flakët të qëllimshme

4
vijon-zjarri-ne-akerni-te-vlores!-zjarrfikesve-u-bashkohen-dhe-forcat-e-armatosura,-flaket-te-qellimshme
Vijon zjarri në Akërni të Vlorës! Zjarrfikësve u bashkohen dhe Forcat e Armatosura, flakët të qëllimshme

Zjarri në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni në Vlorë vazhdon të jetë aktiv. Prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe të FA-së janë mobilizuar sërish për shuarjen e flakëve.

Një ditë më parë, situata u paraqit kritike pasi për shkak të erës së fortë flakët u përhapën në sipërfaqe të mëdha. Edhe terreni e vështirësoi ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Në vendngjarje shkuan 4 helikopterë, 2 të Forcave të Armatosura dhe dy të tjerët të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, deklaroi se zjarri në Pishë-Poro ka përfshirë një gjatësi prej 2-3 km dhe dyshohet se është i qëllimshëm.