Vizita e Dumanit në SHBA/ Zyrtari i DASH zbulon prapaskenat, çfarë diskutoi kreu i SPAK me Brendan Hanrahan

2
vizita-e-dumanit-ne-shba/-zyrtari-i-dash-zbulon-prapaskenat,-cfare-diskutoi-kreu-i-spak-me-brendan-hanrahan
Vizita e Dumanit në SHBA/ Zyrtari i DASH zbulon prapaskenat, çfarë diskutoi kreu i SPAK me Brendan Hanrahan

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të gazetarit të Top Channel se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me kreun e SPAK dy ditë më parë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, tha një zyrtar i DASH në përgjigjen për Top Channel.

Vizita e Dumanit në Uashington erdhi në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vitin e kaluar Dumani u nderua me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, dhënë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken.