
Shqiptari Miklovan Dakaj, nga Shkodra dyshohet të jetë ekzekutuar për shkak të përplasjes së grupeve kriminale në trafikut e kokainës.
Një trup i pajetë u gjet dje në Marbella të Spanjës dhe dyshohet se i përket 30-vjecarit, që u denoncua i zhdukur pa gjurmë që prej 12 majit të këtij viti nga bashkëshortja e tij.
Për këtë arsye, policia spanjolle ka marrë AND e vëllait dhe vajzës së Dakajt, me qëllim që ta krahasojë me ADN e trupit të gjetur, e në këtë mënyrë të konfirmojë zyrtarisht nëse viktima është pikërisht 30-vjecari. Ishte gruaja e Dakajt ajo që denoncoi zhdukjen pranë policisë spanjolle, pasi për orë me radhë humbi kontaktet.
Nga hetimet rezultoi se Dakaj shkoi me gruan dhe vajzën e mitur në një qendër shëndetësore dhe më pas drekuan së bashku. sipas denoncimit të bërë në polici nga gruaja Miklovani u largua të takohej me dy persona, ndërsa ajo u kthye në shtëpi.
Nga ai moment, e shoqja humbi çdo kontakt. por më vonë në shtëpinë e prindërve të 30-vjecarit mbërriti një person që iu that ë mos e kërkonin se ai ishte vrarë.
Hetimet zbuluan se Miklovan Dakaj është ngjitur në një automjet në pamje të parë me dëshirën e tij dhe u konfirmua që personi I fundit që e ka takuar është Juxhin Drazhi, i bandës së Elvis Docit i njohur si Visi i Pojës.
Drazhi që ishte në kërkim për trafik narkotikësh dhe grup kriminal u arrestua në një vilë luksoze në Marbella dhe nuk dihet ende nëse është marrë në pyetje lidhur me rastin e Dakajt.
Policia shqiptare ndërkohë është duke bashkëpunuar më autoritetet spanjolle për ngjarjen, pasi babai dhe vëllai i Dakajt kanë bërë kallëzim edhe në komisariatin e Shkodrës.