
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën që i ka dërguar Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Osmani falenderon Trump për përkrahjen e tij, si dhe për ‘fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën’.
“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, shkruan Osmani.
Letra:
E nderuar Zonja Presidente,
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve jashtë vendit tuaj – një veprim që dëshmon përkushtimin e fortë të Kosovës ndaj bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Udhëheqja juaj në këtë çështje është dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllime të përbashkëta.
Ju falënderoj sërish për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për qëndrimin tuaj si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara.
Me padurim pres të punoj ngushtë me ju në vitet që vijnë.
Zonja e Parë i bashkohet urimeve më të mira nga ana jonë.