Vlorë/ Zjarr në pyllin me pisha në fshatin Akërni, tymi mbulon zonën

1
vlore/-zjarr-ne-pyllin-me-pisha-ne-fshatin-akerni,-tymi-mbulon-zonen
Vlorë/ Zjarr në pyllin me pisha në fshatin Akërni, tymi mbulon zonën

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë.

Në pamjet e siguruara shihet se tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe rerës që pengon lëvizjen e automjeteve zjarrfikëse, pritet që në pyllin e pishave pranë hidrovorit të ndërhyjnë edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve.

Aktualisht, vatrat e zjarrit janë të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për t’u përhapur më tej.