
Policia ka zbardhur dhe dokumentuar një rast vjedhjeje të ndodhur në bulevardin e Ksamilit, ku u përfshinë tri shtetase italiane.
Nga veprimet hetimore, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M.D., ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtoret e saj, G.D., 18 vjeçe dhe G.C., 22 vjeçe.
Hetimet tregojnë se më 21 gusht 2025, tre të rejat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur sende me vlerë, bizhuteri, parfume dhe suvenire, nga stendat në zonën e bulevardit të Ksamilit.
Vlera e tyre arrin rreth 150 mijë lekë.
Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.