Një person ka rënë në pranga në Prishtinë, i akuzuar si autori i vrasjes dhe groposjes së Enver Bajraktarit.
Autori dyshohet se ka dhunuar me mjete të forta Bajraktarin, duke i shkaktuar vdekjen, e më pas ka groposur trupin e tij në një fushë të mbjellë me misër, në fshatin Baicë, të Lipjanit.
“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”– thuhet në reagimin e policisë.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij. Siç raportohet viktima ishte groposur në një thellësi prej dy metrash pasi u tërhoq zvarrë deri në vendin ku u gropos