
Detaje të reja dalin nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, krim i ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit dy ditë më parë (14 Gusht).
Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me makinë në fshatin Zvirinë dhe ka xhiruar gomat e mjetit përpara lokalit të xhaxhait të viktimës, e më pas është larguar.
Ditën e ngjarjes, Erald Xhejo së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.
Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.
Enedio Grui ka ndaluar, ka dalë nga automjet dhe më pas kanë nisur në debatojnë. Gjatë konfliktit mes tyre, adoleshenti ka nxjerrë thikën.
Viktima. në këto kushte, për t’u vetëmbrojtur ka marë një karrige nga oborri i lokalit për duke e vendosur përpara trupit.
Por, teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokali