
Korçës ka dhënë masat për të akuzuarit e vrasjes së 14 vjeçarit pak ditë më parë.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule e cila ka ndjekur nga afër procesin bën me dije se Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për autorin e mitur, babanë dhe xhaxhanë e tij.
Ndërkohë për 4 të miturit e tjerë është dhënë masa detyrim paraqitje nën mbikëqyrjen e prindërve.“Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain E. Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës.
Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën”, tha avokati i autorit 14-vjeçar.
Burime brenda sallës gjyqësore thanë se autori gjatë seancës ka folur mes lotësh duke shprehur shumë pendesë.
“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e çastit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, ka thënë ai.