Vrasja që tronditi Italinë/ Rrëfehet nëna: Ishte e vetmja mënyrë për ta ndaluar

1
vrasja-qe-tronditi-italine/-rrefehet-nena:-ishte-e-vetmja-menyre-per-ta-ndaluar
Vrasja që tronditi Italinë/ Rrëfehet nëna: Ishte e vetmja mënyrë për ta ndaluar

Një ngjarje makabre që ka tronditur Italinë, vjen me një rrëfim të dhimbshëm nga 62-vjeçarja Lorena Venier, e cila pranoi se vrau të birin, 35-vjeçarin Alessandro Venier, duke bashkëpunuar me partneren e tij nga Kolumbia, Maylin Castro Monsaldo.

Sipas mediave italiane, Maylin, e cila është edhe nëna e një foshnje të lindur në janar, jetonte nën një regjim të dhunës dhe kërcënimeve të përditshme në familje. Gruaja, që po trajtohej për depresion, kërkoi ndihmën e Lorena-s për të ndalur dhunën, duke shprehur frikën për jetën e saj.

Në një dëshmi tronditëse para hetuesve, Lorena tregoi se kishte drogëruar fillimisht djalin e saj me një ilaç të tretur në limonadë, më pas i kishte bërë një injeksion insuline për ta bërë të pavetëdijshëm.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbytur me duar, vrasja u finalizua me lidhëset e këpucëve nga Maylin.

Pas vrasjes, trupin e ndarë në pjesë e mbetjet i fshehën në një kosh plehrash në garazh, të mbushur më pas me gëlqere, të blera online.

Lorena u shpreh se veproi nga frika dhe për të mbrojtur partneren e djalit të saj, të cilën e konsideronte si vajzën që nuk pati kurrë.

Hetimet kanë zbuluar se Alessandro kishte precedentë për dhunë dhe drogë, ndërsa mbrëmja e 25 korrikut kur ndodhi krimi mbetet një nga ngjarjet më të errëta të komunitetit lokal.

after content