Vrasjet dhe e shkuara kriminale e Nuredin Dumanit/ Flet i vëllai: U tradhtua nga grupi i vet, Talo Çela është vrarë…

2
vrasjet-dhe-e-shkuara-kriminale-e-nuredin-dumanit/-flet-i-vellai:-u-tradhtua-nga-grupi-i-vet,-talo-cela-eshte-vrare…
Vrasjet dhe e shkuara kriminale e Nuredin Dumanit/ Flet i vëllai: U tradhtua nga grupi i vet, Talo Çela është vrarë…

Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale.

Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës.

Fitim Dumani thotë për MaShqip me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të sjellin arrestime.

Nga ana tjetër, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela.

Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. Sipas Fitimit, Nuredini pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u tradhtua nga të gjithë shokët e tij dhe filloi të flasë, duke treguar pazaret, takimet dhe ngjarjet ku kishte marrë pjesë si autor apo bashkëpunëtor.

Ai ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë. Ai është shprehur i sigurt gjatë fjalës së tij se i shumërkërkuari Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në një restorant në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për ta.

PJESË NGA INTERVISTA:

Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura.

Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar është ai që kërkon vrasjet, jo ai që i bën. Ne nuk kemi qenë kurrë ushtar i askujt.

Vezaj: Kur është hera e fundit që ke fol me vëllain?

Dumani: Para një jave, u takuam. Vëllai im i ka gjitha me fakte. Vëllai im nuk ka qenë ushtar i askujt. Talo Çela ishte shoku i ngushtë i vëllezërve të mi. E bënë atë që është, njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Vëllai im nuk ka asnjë gënjeshtër. Kur ka tregu për vëllain e vet, nuk ka si gënjen për tjerët. SPAK nuk po bën drejtësi. Pse Erjon Alibej duhet të merrte statusin e drejtësisë. Erjoni nuk po bashkëpunon. Është dëshmitar kot.

Kush e vrau çunin e huaj në shtëpinë e vet? Pse se nxjerr SPAK. Vëllai nuk hedh një tullë më, jo të vendosë tritol. Ajo vajzë nuk e ka taku vëllain tim asnjëherë. Nuk ka pasur lidhje me të. Vëllai im e gjeti ku është Suel Çela nga burug. Tritoli të motrat Nikolli u vendos për të akuzuar vëllain tim. Xhovana Nikolli ka tentu të hyje te 313 me taku vëllain tim me pasaportë të vjedhme. Gjithë këtë e ka bërë grupi i Suel Çelës, për ti hequr statusin dhe ta bëjnë të mosbesueshëm. Se po i hoqën statusin ai nuk kapet më. Suel Çela e ka spiunuar Dumanin. Ngjarja është ndryshe. Vëllai im u tradhtu nga grupi i vet. 5 makina e vëzhgonin. Talo Çela është vrarë. Vëllait tim i dha telefon me çip brenda. Si e gjeti policia ku ishte vëllai im. Sueli ka dhënë 500 mijë euro me vra vëllain tim.

Me shpëtu veten, Suel Çela njoftoi policinë për të arrest vëllain tim. Ndryshe si e gjetën. Vëllai im shkoi në Elbasan për të taku Suel Çelën, i dhuroi një armë dhe ai id ha një telefon. Vëllai im u bë bashkëpunëtor i drejtësisë se e tradhtoi i gjithë grupi i vet.

Vezaj: Pse u prish Talo Çela me Nuredin Dumanin?

Dumani: Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët.