Vrau aksidentalisht bashkëfshatarin, EMRAT: 53 vjeçari po ruante arën me misër nga derrat e egër

1
vrau-aksidentalisht-bashkefshatarin,-emrat:-53-vjecari-po-ruante-aren-me-miser-nga-derrat-e-eger
Vrau aksidentalisht bashkëfshatarin, EMRAT: 53 vjeçari po ruante arën me misër nga derrat e egër

Adriatik Toska, një 57 vjeçar nga fshati Bogdan i Beratit, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij Dhimitër Kuqi. Ngjarja ka tronditur fshatin, ndërkohë që Policia po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Të dy bashkëfshatarët kishin dalë për të ruajtur tokat e mbjella me misër, nga kafshët e egra, kryesisht derrat, por fatkeqësisht Adriatik Toska ka gjetur vdekjen.

Aksidentalisht, Dhimitër Kuqi ka ndjerë lëvizjet mes të mbjellave dhe ka menduar se derrat e egër ishin futur në arën e tij dhe menjëherë ka shtënë me armën e gjahut që mbante. Nga pakujdesia, i plagosur ka mbetur Adriatiku.

57 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital me shenja jete, pasi ndihma e parë i është dhënë në vendngjarje, por ka mbyllur sytë në duart e mjekëve.

“Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi Policia.

after content