
Gjykata e Korçës ka dhënë masat e arrestit për vrasjen e 14-vjeçarit në Korçë, teksa la në burg autorin e mitur, babanë dhe xhaxhanë e tij, ndërkohë për 4 të miturit e tjerë është dhënë masa detyrim paraqitje nën mbikëqyrjen e prindërve.
Burime brenda sallës gjyqësore thanë se autori gjatë seancës ka folur mes lotësh duke shprehur shumë pendesë, bën me dije korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e çastit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, ka thënë ai.
“Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain E. Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës.
Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën”, tha avokati i autorit 14-vjeçar.