Vr*sja e Frrok Lleshajt, policia shoqëron pesë persona

1
vr*sja-e-frrok-lleshajt,-policia-shoqeron-pese-persona
Vr*sja e Frrok Lleshajt, policia shoqëron pesë persona

65-vjeçari Frrok Lleshaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Ai ka qenë duke ecur në këmbë në rrugët e fshatit në momentin kur është qëlluar me arm zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se pesë persona janë shoqëruar në komisariat në lidhjen me ketë krim.

Frrok Lleshaj ka ushtruar detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit në vitet ’90, teksa nga radhët e organizatës së uniformave blu është larguar në vitin 1994.

Më pas, në vitin 1995 ai u arrestua si autor i vrasje së kushlrriti të tij, Dodë Lleshaj, ndërkohë që gjatë trazirave të vitit 1997 arriti të arratisej nga burgu. Lleshaj ishte arrestuar sërish në vitin 2006 dhe dënuar me 25 vite burgim edhe pse autorësinë e krimit nuk e pranoi asnjëherë. Ai e përfundoi dënimin duke fituar lirinë dy vite më parë, ku më 16 Mars të vitit 2023 rezulton se ka lënë qelinë.

“Me vendim nr.37, datë 17.03.2006, të Gjykatës Shkodër, dënuar 25 vite burgim për vrasje me dashje dhe është liruar më datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër”, thuhet në dosje.

Pista e mundshme ku po heton grupi hetimor është ajo e gjakmarrjes, edhe pse nuk janë përjashtuar as pistat e tjera, duke punuar për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet. Po ashtu, po hetohet edhe aktiviteti i 65-vjeçarit pas daljes nga burgu në vitin 2023.

after content