Xheneta nuk i ndahet Gjestit, ky është veprimi i radhës

3
xheneta-nuk-i-ndahet-gjestit,-ky-eshte-veprimi-i-radhes
Xheneta nuk i ndahet Gjestit, ky është veprimi i radhës

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Xheneta Fetahu duket se e ka të pamundur të harrojë ish-partnerin e saj, Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Dyshja nisi një romancë gjatë qëndrimit në “BBVK”, porse fatkeqësisht nuk është se u zgjati shumë, shkruan IndeksOnline.

Janë disa detaje që na bindin se Xhenki ende nuk e ka harruar, apo edhe nuk dëshiron ta lërë në harresë Gjestin, derisa ky i fundit e ka injoruar kaherë totalisht.

Megjithatë, Xheneta ndjek disa faqe që lidhen me Gjestin, e të cilat herë pas here edhe editojnë video të tyre të përbashkëta sa ishin pjesë e këtij formati televiziv.