Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula , të cilët prej kohësh përfliten se janë në një lidhje romantike, kanë qenë ndër emrat më të komentuar në Sunny Hill Festival këtë vit. Dyshja performuan së bashku në skenë, ku nuk mungoi intimiteti mes tyre, një element që është bërë gjithnjë e më i dukshëm në paraqitjet e fundit publike.
Përveç performancës energjike, në internet po qarkullon edhe një video prapa skenave, ku Xhensila dhe Ledri shihen duke kërcyer shumë afër njëri-tjetrit. Në një moment të videos, Xhensila dëgjohet duke i thënë Ledrit: “Jemi bërë histori “, një frazë që lidhet me thashethemet që kanë qarkulluar rreth tyre kohët e fundit.
Gjatë koncertit, një nga momentet më të komentuara ishte kur Ledri i puthi dorën Xhensilës në skenë, një gjest që u prit me brohoritje nga publiku, por që ngjalli edhe diskutime në rrjetet sociale rreth natyrës së marrëdhënies së tyre.
Në një moment tjetër, ata u panë duke qeshur teksa shikonin njëri-tjetrin në sy, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe intime që u kap menjëherë nga kamerat dhe fansat.