Xhensila ja ka pa ‘hajrin’ lidhjes me Ledrin, këngëtarja po shndërrit në paraqitjen e fundit

3
xhensila-ja-ka-pa-‘hajrin’-lidhjes-me-ledrin,-kengetarja-po-shnderrit-ne-paraqitjen-e-fundit
Xhensila ja ka pa ‘hajrin’ lidhjes me Ledrin, këngëtarja po shndërrit në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka ndezur rrjetin me paraqitjen e saj të fundit.

Në një kolazh fotosh të publikuara në Instagram, ajo shfaqet elegante dhe joshëse, duke marrë vëmendjen e ndjekësve me bukurinë e saj natyrale dhe stilin e veçantë, raporton ORAinfo.

Xhensila shihet me një fustan të bardhë elegant dhe me një make-up perfekt që thekson tiparet e saj, ndërsa komplimentet dhe pëlqimet kanë vërshuar menjëherë nga fansat.

Së fundmi, këngëtarja është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin e njohur nga Kosova, Ledri Vula, çka ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut rreth saj.

Ndërkohë, ajo vazhdon të mbetet një nga artistet më të komentuara dhe të dashura të showbizit shqiptar. /ORAinfo/