Xhensila Myrtezaj i “shashtris” dasmorët me këtë vallëzim joshës

2

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka qenë protagoniste në një dasmë ku ka marrë pjesë së fundmi, duke i lënë të gjithë të pranishmit pa fjalë me hijeshinë dhe sharmin e saj.

Në videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, Xhensila shihet duke vallëzuar me shumë elegancë, me lëvizje plot finesë dhe energji pozitive, teksa të gjithë sytë ishin drejt saj. E veshur me një fustan të gjatë të ngjitur pas trupit, që theksonte linjat e saj perfekte, këngëtarja dukej e mrekullueshme dhe tepër joshëse, raporton ORAinfo.

Fansat kanë shpërthyer në komente, duke e komplimentuar për thjeshtësinë dhe bukurinë natyrale, por edhe për mënyrën e saj të veçantë të të kërcyerit, që e bën gjithmonë të spikatur në çdo ambient ku shfaqet.

“Mbretëreshë elegance”, “Nuk ka si Xhensila”, “Na bëre edhe ne të dëshirojmë të vallëzojmë si ti” – janë vetëm disa nga komentet e shumta në profilin e saj, ku ndjekësit e kanë vlerësuar jo vetëm për talentin muzikor, por edhe për energjinë dhe pozitivitetin që përcjell kudo që shkon./ORAinfo/