
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula disa ditë më parë publikuan bashkëpunimin “Ma Kthe”.
Ishte Xhensila ajo e cila sot ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e klipit të kësaj kënge që po pëlqehet shumë.
“Po xhirojmë, po qeshim edhe po kujtojmë pse e duam kaq shumë këtë që bëjmë”, ka shkruar Xhensila krahas këtyre fotografive.
Duke qenë se në klip kanë pasur edhe skena ku kanë qenë afër njëri-tjetrit, zërat vetëm sa janë shtuar për një lidhje të mundshme mes tyre.
Gjithsesi, dyshja po duken tejet bukur pranë njëri-tjetrit./ORAinfo/