Zbulim ndaj grupeve kriminale/ Grupi shqiptar sillte kokainë në vendin latin, ja si lëviznin paratë

3
zbulim-ndaj-grupeve-kriminale/-grupi-shqiptar-sillte-kokaine-ne-vendin-latin,-ja-si-leviznin-parate
Zbulim ndaj grupeve kriminale/ Grupi shqiptar sillte kokainë në vendin latin, ja si lëviznin paratë

Zbulimi i tij erdhi nga disa dëshmitar ne procesin gjyqësor ndaj tij ku togat e zeza e kanë dënuar me 10 vite burg. Agjentet e huaj treguan se Gjini ishte njohës i mire i të paktën 5 gjuhëve e po ashtu ai mbante një pasaportë holandeze, e cila ishte pikërisht destinacioni i drogës që ai kishte ndërmend të dërgonte me një tjetër shqiptar, Bryan Dragoti, i cili nuk u arrestua.

Viktor Gjini një ish agjent i SHISH i cili rezulton i dënuar për drogë në Kili ka marrë vëmendjen e një gazeta spanjolle ku pasqyrohen rrugët e trafikut te drogës, por edhe mënyrën se si grupet kriminale lëvizin paratë e fituara nga ky aktivitet.

DEA amerikane zbuloi se një grup shqiptaresh kishin krijuar kushte të zgjeronin tregun duke përfshirë edhe Kilin. Infiltrimi i këtyre agjenteve amerikan zbuloi se rol kryesor në këtë veprimtari kishte ish agjenti i SHISH Viktor Gjini.

Sipas këtij të fundit rruga që do të përdorej në Kili ishte me e sigurt pasi në kontejner lënde narkotike nuk vidhej. Nga ky hetim i agjenteve Amerikan u zbulua edhe lëvizja e parave të drogës e cilës behej me sistemin Hawala.

Shqiptarët i dorëzuan mbi 90,000 dollarë në para të gatshme një burri të njohur si “El Polaco “. Ai u ngarkoi atyre një komision prej 8%, me mirëkuptimin se kur të ktheheshin në Kili, dy qytetarë kinezë do të linin pak më shumë se 70 milionë peso kilianë në para të gatshme në hotel.

Për të shmangur çdo mashtrim, “El Polaco” i dha Gjinit një kartëmonedhë një dollar, por përpara se ta bënte këtë, ai e fotografoi atë. Kështu, që shqiptari të merrte paratë në Santiago, ai duhej t’ua tregonte numrin serial të kartëmonedhës atyre që do t’i mbanin paratë, të cilët do t’ia jepnin vetëm nëse numri përputhej me foton që kishin dërguar.

Në gjyq, ish-agjenti i inteligjencës shqiptare tha se kishte ardhur në Kili vetëm për të blerë rrotulla letre dhe se ai dhe shqiptari tjetër po kërkonin mundësi biznesi.

Sipas gjyqtarëve që vendosën për çështjen grupi kriminal që ekzistonte nuk ishte vërtetuar, por përveç 10 viteve kundër Gjinit, ata dënuan edhe bashkëpunëtorët e tij .Dy të fundit morën lirimin me mbikëqyrje, ndërsa Gjini po mbahet në burgun Santiago 1, duke pritur vendimin e Gjykatës së Apelit.

after content