Zgjidhet pas 538 vitesh misteri i Trekëndëshit të Bermudës

1
zgjidhet-pas-538-vitesh-misteri-i-trekendeshit-te-bermudes
Zgjidhet pas 538 vitesh misteri i Trekëndëshit të Bermudës

Prej shekujsh, Trekëndëshi i Bermudës ka qenë një nga misteret më të famshme të botës.

Zona trekëndore që shtrihet mes Majamit, Porto Rikos dhe ishullit Bermuda është përmendur si vendi ku mbi 50 anije dhe rreth 20 avionë janë zhdukur në mënyrë misterioze gjatë shekujve, sipas Enciklopedisë Britannica.

Madje edhe Kristofor Kolombi ka raportuar dukuri të çuditshme në këtë hapësirë gjatë udhëtimit të tij drejt “Botës së Re”.

Por sipas një shkencëtari britanik, zgjidhja e këtij misteri nuk ka lidhje me portale ndërdimensionale, krijesa detare gjigante apo vizitorë nga hapësira. Dr. Simon Boxall, oqeanograf në Universitetin e Southampton, beson se shkaku janë valët e egra.

Zgjidhet pas 538 vitesh misteri i Trekëndëshit të Bermudës

Në një simulim, ekipi i tij rindërtoi rastin e anijes amerikane USS Cyclops, e cila u fundos në vitin 1918 në këtë zonë duke marrë me vete 309 jetë.

“Nëse stuhitë nga jugu dhe veriu bashkohen dhe mbi to shtohen ato që vijnë nga Florida, mund të krijohen formacione jashtëzakonisht të rrezikshme të valëve të egra”, shpjegoi ai për një dokumentar të Channel 5.

Këto valë, që mund të arrijnë mbi 30 metra lartësi, sipas tij, janë aq të fuqishme sa mund ta përkulnin një anije gjigante deri në “thyerje në dy pjesë”, duke e fundosur për vetëm pak minuta.

Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët pajtohen.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) vlerëson se shumica e zhdukjeve mund të shpjegohen nga faktorë mjedisorë, si numri i madh i ishujve në Karaibe dhe zonat e cekëta, që shpesh përbëjnë rrezik për lundrimin.