Zjarr në Tepelenë/ Digjet kisha e ndërtuar në vitin 1800, disa banesa, 3 stane e 3 viça (Video)

1
zjarr-ne-tepelene/-digjet-kisha-e-ndertuar-ne-vitin-1800,-disa-banesa,-3-stane-e-3-vica-(video)
Zjarr në Tepelenë/ Digjet kisha e ndërtuar në vitin 1800, disa banesa, 3 stane e 3 viça (Video)

Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e kësaj të marte edhe në fshatin Lekeël të Tepelenës, duke djegur hektarë me pyje dhe të mbjella nga fshatarët.

Zjarri po ashtu ka shkrumbuar edhe kishën ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture e kategorisë II, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish sekretari i Ali Pashë Tepelenës.

Po ashtu, raportohet se zjarri ka djegur edhe disa banesa, 3 stane dhe 3 viça. Për shkak të flakëve, kanë shpërthuar edhe dy bomba të mbetura në fshat, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pamje nga Tepelena tregojnë situatën e rëndë ndërsa banorët bëjnë apel për ndihëm dhe shtimin e zjarrfikësve në zonë.

after content