
Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Vatra po zgjerohet në disa drejtime, po i afrohet puseve të naftës, dy lagjeve dhe spitalit.
Autoritetet qendrore dhe vendore kanë marrë masat për të parandaluar ndonjë tragjedi, teksa banorët dëshmojnë se situata është apokaliptike.
“Po digjen shtëpi, ka panik dhe njerëzit po dalin me mbathje rrugëve, situatë apokaliptike”, dëshmon një prej tyre
Gazetari Limos Didani informon se në qytet dëgjohen sirena ambulancash dhe bori makinash.