Tre shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në Poliçan, ndërsa disa të tjera rrezikohen nga përhapja e flakëve. Vatrat aktive po përhapen me shpejtësi në fshatrat Voskopolë, Zhapokik, Rehovë dhe Tërpan, të favorizuara nga era e fortë.
Zjarret që kanë përfshirë disa zona në Shqipëri vijojnë të jenë në një situatë kritike, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke rrezikuar jetën e banorëve.
Në Gramsh, flakët nisën në fshatin Kullollas dhe kanë detyruar evakuimin e banorëve, ndërsa është konfirmuar një viktimë dhe disa të plagosur. Zjarri po përparon drejt fshatit Skënderbegas, ku rrezikohen edhe banesa të tjera.
Në Vlorë, flakët po përhapen pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër dhe në zonat e Pecës, Kardhikaqit dhe Sirakatit.
Zjarre aktive po regjistrohen gjithashtu në Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, Lezhë, Kukës, Korçë dhe Fier. Për të përballuar situatën, në disa zona po përdoren mjete ajrore.